Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, përfshirë edhe sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru, mund të reduktohen nëse mbani një qen, tregon një studim i fundit.
Simptomat e sëmundjeve kardiovaskulare mund të parandalohen nëse mbani një qen.
Kjo ul rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare për 11 për qind, thuhet në studimin e shkencëtarëve nga Suedia.
Reduktimi i rrezikut nga vdekja e parakohshme duke pasur një qen ndikon që njerëzit të jenë më aktivë, thonë hulumtuesit.
“Ndoshta qeni mund të jetë si një anëtar i rëndësishëm i familjes”, thotë autori i studimit, Mwenya Mubanga.
Derisa studimi nuk ka mund të vlerësojë lidhjen e saktë ndërmjet shëndetit dhe të pasurit një qen, shkencëtarët pohojnë se kjo mund të përmirësojë aktivitetin fizik.
Bakteri i gjetur te qentë po ashtu luan rol për të ndihmuar njerëzit të jetojnë më gjatë, thonë studiuesit.
Sipas tyre, qentë ndihmojnë në uljen e stresit, te rastet e vetmisë dhe i bëjnë njerëzit të ndihen më të lumtur.
Në studim janë analizuar mbi 3.4 milionë njerëz, të cilët nuk kanë pasur sëmundje kardiovaskulare.
Të gjitha vizitat e tyre në spital janë regjistruar për një periudhë mbi 12 vjet dhe janë bërë krahasime mes atyre që kanë qen ose jo.