Shega forcon imunitetin - Bota Sot
Shega forcon imunitetin

Mjekësi alternative

Shega forcon imunitetin

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Frytet e shegës fshehin pasurinë e vërtetë të fibrave, vitaminave, mineraleve.

Shega është një fryt që së bashku me manaferrat dhe mango, nutricistët e konsiderojnë si ushqim të shkëlqyer.

Përveç sasive të larta të vitaminës C, shega përmban vitaminë B, si dhe disa antioksidues. Ajo ndikon në forcimin e imunitetit.

Në 100 gramë shegë ka rreth 4 gramë fibra, kështu që ata që hanë disa shegë në ditë, në trup do të futin 12 për qind të sasisë ditore të rekomanduar të fibrave.

Ky superushqim përmban minerale të kalciumit, kaliumit, bakrit dhe manganit, si dhe vitaminë K, acid pantothenik dhe folate.

Shega preferohet të konsumohet e freskët, por ju mund ta merrni edhe në formë lëngu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test