Pirja e çajit të nxehtë shkakton këtë lloj kanceri - Bota Sot
Pirja e çajit të nxehtë shkakton këtë lloj kanceri

Mjekësi alternative

Pirja e çajit të nxehtë shkakton këtë lloj kanceri

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Edhe pse kohët e fundit është zbuluar se pirja e çajit përmirëson kreativitetin, ekziston një tjetër studim i gjerë kinez për këtë pije, por që kësaj radhe nuk shkon për shtati për personat që rregullisht pinë çaj.

Nëse rregullisht pini çaj shumë të nxehtë, ju mund të prekeni nga kanceri i ezofagut, veçanërisht nëse jeni edhe duhanpirës dhe adhurues i alkoolit.

Sipas studimit, çaji që nxehet ngadalë në më shumë se 65 gradë rrit për madje pesë herë rrezikun e krijimit të kancerit në ezofag nëse kombinohet me alkoolin dhe cigaret.

Studimi, i botuar në revistën Annals of Internal Medicine, është bazuar në diagnozat mjekësore në 456.155 burra dhe gra kineze të moshës 30-79 vjeç, gjendja shëndetësore e të cilëve u monitorua nga shkencëtarët për 9.2 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test