Dy përbërës për pastrimin e fytyrës

Mjekësi alternative

Dy përbërës për pastrimin e fytyrës

Më: 7 mars 2018 Në ora: 00:28
Foto ilustrim

Kujt i nevojiten maskat e shtrenjta për fytyrë kur mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi me metoda alternative.

Kosi dhe portokalli janë një dyshe e pagabueshme. Nëse i kombinoni bashkë, do të përfitoni një maskë shumë të mirë për fytyrën.

Të jesh një konsumatore e rregullt e kosit ka shumë benefite në lëkurë, flokë dhe thonj, për sasinë e madhe të proteinave që përmban. Po ashtu kosi është i pasur edhe me zink, i cili ndihmon shumë për të ulur infamacionin e lëkurës.

Një produkt tjetër i shëndetshëm është edhe portokalli. Përveç faktit që është shumë i pasur me vitaminë C, po ashtu është një variant shumë i mirë për lëkurën dhe pastrimin e saj.

Nëse i kombinon bashkë, do të përfitosh një maskë qetësuese natyrale dhe shumë të thjeshtë në përdorim.

Përgatitja: Afërsisht një lugë gjelle kos dhe lëngun nga 1/4 e një portokalli mesatar.

Përzieji bashkë kosin dhe portokallin, derisa të krijohet një masë homogjene. Përhape ngadalë në fytyrë. Mbaje për rreth 10 minuta dhe më pas shpëlaje me ujë të rrjedhshëm.

Përsërite maskën një herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat