Kura mashkullore – çfarë të bëni në mëngjes, çfarë në mbrëmje - Bota Sot
Kura mashkullore – çfarë të bëni në mëngjes, çfarë në mbrëmje

Mjekësi alternative

E enjte, 18 tetor 2018

Kura mashkullore – çfarë të bëni në mëngjes, çfarë në mbrëmje

Më: 18 mars 2018 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Si edhe shumica e meshkujve, me siguri vetëm laheni në mbrëmje, ndërkaq bëni dush dhe rruheni në mëngjes. Mbase herë-herë ndryshoni rutinën, mirëpo gjithmonë i ktheheni së parës…

Çdo gjë është në rregull, sa u përket lëkurës, flokëve, thonjve, mirëpo sipas dermatologëve të universitetit “George Washingon”, ekziston edhe rutina më e mirë.

Në mëngjes

Koha ta eliminoni atë rruajtje në mëngjes. Sipas studimeve, lëkura në mëngjes është më e ndjeshme andaj edhe u ekspozohet shumë lëndimeve nga zhileti apo ndaj reagimeve nga sapunët e fortë.

Lëkura e thatë çon në rrudha dhe pëlcitje andaj më mirë është t’i lini këto shprehi. Meqenëse lëkura shpejt përtëritet kur flini gjumë dhe thahet kur arrin mëngjesi, mëngjesin përdoreni për larje të lehtë pa shumë sapun në mënyrë që lëkura të mund të marrë frymë.

Në mbrëmje

Nëse jeni ndër ata të cilëve nuk u pëlqen dushi i mbrëmjes, mendoni edhe njëherë. Tërë ditën keni qenë jashtë shtëpisë, jeni djersitur, keni prekur vende të ndryshme dhe gjëja më e mirë për trupin tuaj është që ta freskoni dhe ta pastroni para se të shkoni të flini gjumë.

Kujtohuni vetëm për aromën e cigareve në flokët tuaj pas daljes në mbrëmje. Përdorni sapun të butë apo gjel për dush, ndërkaq dr. Friedman nga universiteti i sipërpërmendur rekomandon edhe përdorimin e regjeneratorëve. Shamponi eliminon papastërtinë ndërsa regjeneratori përmirëson dëmin në lëkurën tuaj.

Gjithashtu rekomandon të përdorni veç shamponin, veç regjeneratorin, e jo preparate 2në1. Tani kur lëkura ju është e relaksuar pas dushit, është koha për t’u rruar, për t’i prerë thonjtë dhe për të përdorur losionin pas rrojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test