Pse keni probleme me qarkullimin e gjakut – si ta përmirësoni

Mjekësi alternative

Pse keni probleme me qarkullimin e gjakut – si ta përmirësoni

Më: 4 prill 2018 Në ora: 19:31
Foto Ilustrim

Vështirë ta besosh, por trupi ynë mban rreth 60,000 milje enë gjakut Së bashku me zemrën dhe muskujt e tjerë, ata formojnë sistemin e qarkullimit të gjakut. Ky sistem qarkullimi ndihmon për të transportuar gjakun në çdo cep të trupit. Por, kur qarkullimi është i dobët, mund të ngadalësojë ose bllokojë rrjedhjen e gjakut. Kështu, qelizat në trup nuk mund të marrin të gjithë oksigjenin dhe lëndët ushqyese të nevojshme.

Shenjat e qarkullimit të dobët të gjakut

Kur gjymtyrët nuk marrin mjaftueshëm gjak, mund të keni të ftohtë ose mpirje në duar ose këmbë. Qarkulli i dobët i gjakut gjithashtu shkakton tharje të lëkurës, thonj të brishtë, rënie të flokëve. Disa meshkuj kanë vështirësi kur kryejnë marrëdhënie seksuale. Nëse vuani edhe nga diabeti, edhe një gërvishtje e vogël në lëkurë merr shumë kohë për t’u shëruar.

Hiqni dorë nga duhani

Nikotina është një përbërës aktiv tek cigaret që mund të dëmtojë dhe dobësojë muret e arterieve, duke vështirësuar qarkullimin e gjakut. Prandaj duhet të hiqni menjëherë dorë nga duhani.

Kontrolloni tensionin e gjakut

Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë arteriosklerozë, një gjendje që forcon arteriet dhe mund të pengojë rrjedhjen e gjakut. Kontrolloni tensionin e gjakut të paktën njëherë në muaj. Nivelet normale të tensionit të gjakut janë më pak se 120/80 mm Hg.

Hidratohuni

Gjaku është gjysma ujë. Prandaj duhet të jeni të hidratuar që ai të qarkullojë siç duhet. Pini rreth 8 gota ujë në ditë. Duhet të pini gjithashtu më shumë ujë nëse stërviteni ose është shumë nxehtë jashtë.

Çohuni nga karrigia

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë nuk i bën mirë qarkullimit të gjakut ose shpinës. Ai dobëson muskujt e këmbëve dhe ngadalëson qarkullimin, duke shkaktuar kështu mpiksje. Nëse punoni në zyrë, përpiquni që të mos qëndroni shumë ulur, por lëvizni sa më shumë sikur edhe brenda zyrës.

Poza me këmbët mbi mur

Nëse ju janë ënjtur këmbët, mund të provoni pozën këmbët-sipër-murit. Kjo është mënyra më e mirë për të transportuar gjakun në një drejtim tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat