Si ndikon hudhra në uljen e rrezikut për kancer, sëmundje të zemrës dhe diabet

Mjekësi alternative

Si ndikon hudhra në uljen e rrezikut për kancer, sëmundje të zemrës dhe diabet

Më: 30 prill 2018 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Është përdorë për të kuruar sëmundje të ndryshme për qindra mijëra vjet.

Konsumimi i hudhrës me të vërtetë ka përfitime shëndetësore, kanë konkluduar shkencëtarët nga Universiteti Nottingham.

Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se konsumimi i hudhrës ndihmon me uljen e rrezikut për kancer, sëmundjet e zemrës dhe diabetin e tipit 2.

Studiuesit kanë realizuar një hulumtim në literaturën që lidhet me hudhrat dhe mënyrën se si përdoret nëpër ushqime të ndryshme.

Udhëheqësi i studimit, Peter Rose ka shpjeguar se nivele të ndryshme të përbërësve në hudhër, shumica sulfate, lirohen varësisht përmes prerjes apo përzierjes me alkool.

Sipas tij kjo mund të shpjegojë rezultate të ndryshme tek efektet shëndetësore të hudhrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat