Aprovohet ilaçi i parë që parandalon migrenën - Bota Sot
Aprovohet ilaçi i parë që parandalon migrenën

Mjekësi alternative

E diel, 18 nëntor 2018

Aprovohet ilaçi i parë që parandalon migrenën

Më: 19 maj 2018 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Aprovohet në SHBA medikamenti i parë që parandalon migrenën. Në fazën e eksperimentimit, ky ilaç rezultoi efikas në 30% të pacientëve, bën të ditur Food and Drug Administration.

Produkti ka një bazë principi aktiv erenumab, që është një antitrup monoklon njerëzor. Ilaçi do të merret nëpërmjet injektimit një herë në muaj dhe është i pari i kësaj kategorie që merr aprovimin e Autoritetit Amerikan për Mjekimet.

Eksperimentet e fundit u kryen para një muaji nga American Academy Of Neurology dhe në 30% të pacientëve patën rezultate pozitive. Për ta, pas marrjes së ilaçit, ditët me migrenë u pakësuan deri në 50%.

Sipas statistikave, rreth 14% e popullsisë në botë vuan nga migrena, që karakterizohet nga dhimbje të forta koke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test