Tumori i gjirit, kimioterapia mund të shmanget - Bota Sot
Tumori i gjirit, kimioterapia mund të shmanget

Mjekësi alternative

E diel, 18 nëntor 2018

Tumori i gjirit, kimioterapia mund të shmanget

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Tumori i gjirit mund të mos kërkojë kimioterapi, pasi në 70% të rasteve kjo gjë mund të shmanget, në sajë të një analize bazuar në 21 gene.

Është kjo ajo që ka zbuluar studimi amerikan “Tailorx”, bazuar në 10 273 femra, me formën më të zakonshme të sëmundjes, ose thënë ndryshe me receptorë hormonalë pozitiv dhe Her2-negativ.

Të dhënat e studimit u publikuan fundjavën e lënë pas në kongresin e mjekësisë “Asco” dhe premton impakt të madh, për shkak se kursen shumë vajza dhe gra, nga efektet e kimios, mes tyre rënia e flokut.

Studimi, më i madhi i zhvilluar ndonjëherë lidhur me terapitë për kancerin e gjirit, tregon se ky grup pacientësh nuk ka nevojë për kimioterapi pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Analiza mat me pikë nga 1 deri në 100, shprehitë e 21 geneve dhe rrezikun në harkun kohor të dhjetë viteve që mund të kenë pacientët.

Rezultoi se femrat e prekura me kancer gjiri, mund të trajtohen me hormono-terapi dhe jo me kimio.

Drejtuesi i studimit Joseph Sparano, i ‘Albert Einstein Cancer Center’ në New York, thotë studimi ka nevojë për thellim, por nxjerr qartë se 70% e femrave mund të shmangin kimioterapinë duke marrë rezultate për një kohë të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test