Cila është kura e vërtetë pas një nate me alkool

Mjekësi alternative

Cila është kura e vërtetë pas një nate me alkool

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Mbrëmjen, Edicioni Veror dhe klientët e Noli’s Drink e kaluan nën muzikën e DJ Lilak. E reja nga Kosova tregoi se ishte hera e katërt që vinte aty. Pikërisht fakti që pas bokseve të muzikës ishte një femër, u bën shumë përshtypje edhe klientëve.

“Më bën shumë përshtypje pasi në Tiranë kemi hasur gjithmonë meshkujt që janë DJ zakonisht. Kur është një vajzë, është më tepër tërheqëse se gjithmonë kemi parë vetëm meshkujt”, tha një kliente.

DJ Lilak tregoi se e kupton që njerëzit po kënaqen kur i shikon duke pirë, duke kaluar mirë, por edhe kur kërcejnë në tavolinë. Ajo tha gjithashtu edhe përvojën më të keqe dhe më të mirë që kishte provuar ndonjëherë si DJ.

Natyrisht, mbrëmjet e sezonit të verës kalojnë nën shoqërinë e muzikës, miqve dhe pijeve alkoolike. Pikërisht për këtë, dietologia Lida thotë se këto pije duhet të merren në sasira të vogla.

“Në sasira të vogla, që do të thotë, një gotë verë, një gotë birrë që janë alkoolet më të shëndetshme. Dhe nga një gotë nga alkoolet e destiluara apo koktejlet”, tha ajo.

Problemi kryesor kur pijmë alkool është dehidratimi, që do të thotë humbje e lëngjeve dhe e kripërave minerale dhe më pas fillojnë problemet të cilat janë ato që ndjejmë, kur e kemi tejkaluar me alkoolin.

Dietologia tha se në ditën pasardhëse nuk duhet pirë aspak alkool, përkundrazi duhet rikuperuar sasia e lëngjeve që keni humbur.

Gazetarja: “Birra del me birrë! Si gozhda që del me gozhdë, kështu që zgjidhja e parë që do bëja unë pasi kam pirë pak mbrëmë, është të pres pak në mëngjes dhe ndoshta të pi pak një alkool të vogël”.

Dietologia: “Absolutisht jo. Duhet patjetër të rikuperohesh nga ajo që ti ke konsumuar një ditë më parë apo një natë më parë. Duhet të rigjenerosh organizmin nga pasojat që  ke pasur nga sasia e alkoolit që ke konsumuar një natë më parë. Të hidratosh trupin, të rigjenerosh elementet që ke humbur dhe pastaj të pish një, por jo që në mëngjes”.

Gjithashtu ajo thotë se alkooli do t’i ketë efektet më të pakta efektet negative nëse e shoqërojmë me ujë. Ngrënia e një bananeje për të mos e patur barkun bosh para se të pijmë, ndërkohë konsumimi i sa më shumë lëngjeve pasi të kemi pirë alkool ishin disa nga këshillat kryesore të dietologes për Edicionin Veror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat