Çokollata zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës - Bota Sot
Çokollata zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Mjekësi alternative

E hënë, 22 tetor 2018

Çokollata zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Konsumimi i tre rreshtave të çokollatës në muaj e ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 13 për qind, por konsumimi i përditshëm i çokollatës, e cila përmban shumë sheqer dhe yndyrë, e rrit rrezikun për 17 për qind.

Komponentët natyrorë në çokollatë, flavonoidet, e përmirësojnë shëndetin e enëve të gjakut, ndërsa çokollata e zezë është më e shëndetshmja, e cila e ka nivelin më të lartë të flavonoideve dhe nivelin më të ulët të sheqernave.

Konsumimi i herëpashershëm i çokollatës është i mirë për shëndetin, por i tre rreshtave në muaj.

Sëmundjet e zemrës i prekin më shumë se 900.000 persona në Britani të Madhe, dhe pothuajse një e treta vdes brenda një viti pas caktimit të diagnozës, raporton Daily Mail.

Shkencëtarët besojnë se komponentët natyrorë në çokollatë ndihmojnë gjithashtu në reduktimin e inflamacioneve.

Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është konsumimi i moderuar, çokollata është e shëndetshme vetëm nëse hahet herë pas here, thonë studiuesit.

“Çokollata është një burim i rëndësishëm i flavonoideve, të cilat janë të lidhura me reduktimin e proceseve inflamatore dhe rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë”, tha hulumtuesi kryesor Chayakrit Krittanawong nga Shkolla e Mjekësisë në New York.

Ai shtoi se, ajo që është më e rëndësishmja, flavonoidet e rrisin nivelin e oksidit nitrik, gazit i cili i zgjeron enët e gjakut dhe e forcon qarkullimin e gjakut.

“Megjithatë, meqenëse çokollata e ka një nivel të lartë të yndyrnave të ngopura, çelësi është në konsumimin e moderuar”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test