Vetitë kuruese: Kur kripa e zezë kthehet në mjekuese e bardhë - Bota Sot
Vetitë kuruese: Kur kripa e zezë kthehet në mjekuese e bardhë

Mjekësi alternative

Vetitë kuruese: Kur kripa e zezë kthehet në mjekuese e bardhë

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 22:38
Ilustrim

Vetitë kuruese: Kur kripa e zezë kthehet në mjekuese e bardhë… Disa detaje interesante!
Kripa është një produkt që përveç funksionit të saj në kuzhinë, mund të përdoret dhe për qëllime mjekësore.

Ajo ka efekte të shumta në lidhje me shëndetin tonë këto janë disa nga problemet shëndetësore që mund të zgjidhim përmes kripës.

Madje, për përdorim të jashtëm është mirë që të përdoret kripa e zezë, e parafinuar ose direkt kripë deti.

E vlefshme është gjithashtu edhe kripa e jodizuar.

Alergjia dhe pezmatimi i sinuseve

Njerëzit të cilët kanë probleme me sinus kronik apo alergji pranverore duhet, gjithsesi të rrisin sasinë e kripës që do të ndihmojë ata të lehtësojnë problemet e bllokimit të hundës, për shkak se është zgjidhje ideale për pezmatimin e mukozës.

Në tre decilitra ujë të vluar, shtoni një lugë të vogël të kripës. Kur lëngu të ftohet, me anë të shiringës e futni në hundë dy herë në ditë.

Dhimbje të fytit

Dhimbja e fytit mund të jetë një shqetësim i herë pas hershëm për shëndetin tonë prandaj është e këshillueshme që ju të bëni gargarë disa herë në ditë me ujë të kripur.

Gargarë duhet të bëni për disa ditë me radhë edhe nëse dhimbja t’ju ketë kaluar, në mënyrë që ta parandaloni dhe të mos rikthehet.

Mishrat e ndjeshëm me gjakderdhje

Shumë persona kanë probleme me mishrat e ndjeshme nga të cilët zakonisht rrjedh gjak, gjë e cila më vonë mund të çojë në dëmtime serioze, ose në rastin më të keq të sëmundjes periodontale.

Si një masë paraprake, bëni një zgjidhje për të shpërlarë gojën pas çdo pastrimi të dhëmbëve.

Një lugë çaji kripë e shtoni në një decilitër ujë.

Këmbët e fryra

Pas një dite të lodhshme në punë, për të zgjidhur këto pasoja të pakëndshme, ideale do të ishte për të përgatitur një dush për këmbët.

Në ujë të nxehtë shtonikatër lugë kripë dhe këmbët vendosni në ujë dhe mbani rreth 15 minuta.

Dhimbje dhëmbi

Mjafton që ju të shpërlani gojën me masën e bërë nga përzierja e ujit të ngrohtë me dy lugë uthull dhe një lugë çaji kripë, kjo është një zgjidhje e shpejtë dhe e përkoshme deri në momentin që ju të shkoni te dentisti.

Zbardhje e dhëmbëve dhe kujdes oral

Merrni në pjesë të barabarta sodë pjekjeje dhe kripë dhe krijoni një përzierje për zbardhjen e dhëmbëve.

Përdoreni këtë përzierje në çdo periudhë të ditës.

Dhëmbët tuaj do të kenë përsëri shkëlqimin e tyre natyral.

Bëni që lëkura të shkëlqejë

Krijoni një solucion që përbëhet nga kripa dhe uji i nxehtë dhe përdoreni direkt në kuzhinë ose në lavamanin e banjës.

Grumbullimi i yndyrës që çon në mbyllje të poreve dhe aromë të rëndë do të largohet menjëherë pasi të përdorni këtë përzierje.

Bëjeni fytyrën të duket më e re

Ju mund të përdorni kripë si një pastrues (skrab) fantastik.

Kombinoni kripë dhe vaj esencial levandoje ose vaj ulliri.

Përdoreni këtë solucion në trup, prisni për disa minuta dhe përdorni ujë të vaktë për të larguar papastërtinë.

Falë kripës, lëkura do të të duket më e re dhe do të keni një pastrim dhe do të bëni një eksfoliat të shpejtë dhe eficent.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test