Diabeti 2 mund të zbulohet 20 vjet para diagnostifikimit - Bota Sot
Diabeti 2 mund të zbulohet 20 vjet para diagnostifikimit

Mjekësi alternative

E premte, 19 tetor 2018

Diabeti 2 mund të zbulohet 20 vjet para diagnostifikimit

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Shenjat paralajmëruese të diabetit të tipit 2 mund të zbulohen 20 vjet përpara se sëmundja të diagnostikohet, thonë studiuesit.

Studimi japonez, i kryer në mes të vitit 2005 dhe 2016, shënoi indekset e trupit (BMI), nivelet e sheqerit në gjak dhe nivelet e ndjeshmërisë së insulinës prej 27,000 jo-diabetikëve, të cilët ishin të moshës 30 deri 50 vjeç dhe ishin kryesisht meshkuj.

Ky studim ndoqi pjesëmarrësit derisa ata u diagnostikuan me diabetin e tipit 2, gjatë periudhës së studimit, u diagnostikuan 1,067 raste të reja të diabetit të tipit 2.

Studiuesit zbuluan se këta njerëz kishin rritur nivelet e sheqerit në gjak dhe rezistencën ndaj insulinës, së bashku me BMI më të larta, deri në 10 vjet përpara diagnozës.

Për shkak se shumica e njerëzve që zhvillojnë diabetin e tipit 2 kalojnë nëpër një fazë para diabetit, hulumtuesit thonë se kjo do të thotë se shenjat paralajmëruese të gjendjes mund të zbulohen më shumë se 20 vjet përpara një diagnoze të vërtetë.

Dr. Hiroyuki Sagesaka tha: “Për shkak se sprovat e parandalimit në njerëzit me diabet të para duket të jenë më pak të suksesshme përgjatë një periudhe afatgjatë, mund të na duhet të ndërhyjmë shumë më herët se sa stadi para diabetit për të parandaluar përparimin në diabetin e plotë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test