Ja 11 gjërat për të cilat mund të përdoret soda - Bota Sot
Ja 11 gjërat për të cilat mund të përdoret soda

Mjekësi alternative

Ja 11 gjërat për të cilat mund të përdoret soda

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 06:34
soda

Si një deodorant natyral

Po të aplikoni pak sodë në sqetullat tuaja era e keqe do të zhduket.

Mbrojtje nga pickimet

Nëse aplikoni pak sodë buke dhe ujë në vendin ku jeni pickuar, do të parandaloni kruajtjet.

Kundër urthit dhe ulçerës

Përzieni ½ gotë me ujë me ½ lugë sodë buke dhe pijeni 1 herë në ditë, në mënyrë që të trajtoni acidin në stomak, urthin dhe ulçerën.

Pastrues i këmbëve

Miksoni ujë të ngrohtë me 3 lugë gjelle sodë buke dhe fusni këmbët tuaja në të.

Si një dezinfektues shumë i mirë

Përzieni uthull molle dhe pak sodë buke. Pas kësaj ju mund të pastroni vaskën me të.

Si pastrues duarsh

Teksa lani duart shtoni një lugë kafe me sodë. Kjo do të largojë papastërtitë dhe aromat e pakëndshme.

Rregullon çarjet e lëkurës ( si puna e plagës)

Përzieni 1 lugë gjelle sodë me një filxhan çaji me ujë. Aplikojeni dy herë në ditë në zonën e prekur për ti shëruar plasaritjet.

Për djegiet nga dielli

Shtoni gjysmë filxhan çaji sodë në ujë të ngrohtë dhe e aplikoni në lëkurë për të trajtuar djegiet nga dielli.

Heq “pllakat” tek dhëmbët

Studimet provojnë se soda e bukës heq pllakat tek dhëmbët më mirë sesa një pastë tradicionale.

Ajo eliminon bakteret në gojë.

Përzieni pak sodë buke dhe kripë për të hequr qafe bakteret në mishrat e dhëmbëve.

Zbardh dhëmbët

Merrni një luleshtrydhe dhe përziejeni atë me ½ lugë sodë. Pastaj, aplikojeni atë në dhëmbët tuaj dhe lëreni të qëndrojë për 5 minuta. Bëjeni këtë një herë në javë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...