Përfitime shëndetësore nga kafeja

Mjekësi alternative

Përfitime shëndetësore nga kafeja

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Krahasuar me ata që nuk pinë kafe, ata që pinë tre filxhanë kafe në ditë duket se kanë më pak rrezik të preken nga probleme në zemër apo të vdesin prej tyre.

Kërkuesit e universitetit të Southamptonit mblodhën të dhëna për ndikim e kafesë në të gjitha aspektet e trupit njerëzor, duke marrë në konsideratë më shumë se 200 studime.

Përfitimet më të mëdha nga konsumi i kafes shihen në rrezikun e reduktuar të mëlçisë, përfshirë kancerin. Sidoqoftë, studiuesit nuk janë në gjendje të konfirmojnë se është sasia e konsumuar e kafesë ajo që bën dallimin. Faktorë si mosha, pirja apo jo e duhanit, ushtrimet fizike, mund të kenë ndikim.

Përfundimet janë në një linjë me disa studime të tjera të kohëve të fundit sipas të cilave, pirja e kafesë nuk shkakton probleme.

Ka një balancë të rreziqeve në jetë dhe të mirat e konsumimit të moderuar të kafesë duket se mbizotërojnë mbi rreziqet – thonë kërkuesit.

Ata rekomandojnë që gratë shtatzëna të mos konsumojnë më shumë se 200 mg kafeinë në ditë, ose dy filxhana kafeje ekspres, sepse një sasi më e madhe mund të shkaktonte probleme. Për të rriturit e tjerë, një sasi e moderuar kafeje, është e barabartë me 400 mg në ditë, ose tre deri në katër filxhanë kafe.

Nëse konsumoni më shumë kafe, duhet të pini edhe më shumë ujë, sepse kafeina shton nevojën e trupit tuaj për ujë dhe është mirë të kujdeseni që të qëndroni të hidratuar mjaftueshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat