CEO i OnePlus fotografohet duke prezentuar një telefon të ri

Mobile

CEO i OnePlus fotografohet duke prezentuar një telefon të ri

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 07:41
CEO i OnePlus

Një foto e rrjedhur, që duket se u mor nga një takim i brendshëm i OnePlus, ka dalë në sipërfaqe në internet duke treguar CEO Pete Lau me një pajisje që mund të jetë ose OnePlus 7, ose një tjetër telefon 5G pa emër nga kompania.

Imazhi u postua në Twitter nga Ishan Agarwal – i cili ka një rekord të arsyeshëm me rrjedhjet e telefonave në të kaluarën – dhe duke pasur parasysh se ne mund të shohim drejtorin e OnePlus në foto, nuk ka dyshim se është e vërtetë.

Një pajisje e kuqe mund të shihet në ekran dhe duket se qëndron poashtu në tavolinë, ndërsa një variant i bardhë / gri i celularit duket të jetë në duart e Laut.

Ndërsa mund të marrim këtë si zbulim të hershëm të OnePlus 7, ose telefonit të parë OnePlus 5G, vlen të përmendet se kjo mund të jetë thjesht një prototip i hershëm.

Telefonat kalojnë nëpër një sërë projektimesh dhe testesh, dhe ajo që shohim në këtë imazh mund të mos lansohet për treg – prandaj merrni gjithçka me një dozë dyshimi, tani për tani.

Raportet e mëparshme pretendojnë se çmimi i pajisjes OnePlus 5G mund të jetë midis $ 200 dhe $ 300 më i lartë se pajisjet standarde të firmës, dhe telefoni pritet të mundësohet nga çipi më i fundit Snapdragon 855 me modemin X50 që ka kapacitet 5G.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat