Kjo është risia që do të sjellë Samsung në serinë Galaxy A10

Mobile

Kjo është risia që do të sjellë Samsung në serinë Galaxy A10

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Samsung Galaxy A10 pritet të vijë me procesorin Snapdragon 845 të Qualcomm. Telefoni i ri Galaxy A mund të lansohet para Samsung Galaxy S10 dhe smartfonit të palosshëm.

Samsung thuhet se po punon në një smartfon të ri. I quajtur si Samsung Galaxy A10, telefoni thuhet të jetë i pari që posedon sensorin e gjurmëve të gishtit nën ekranin – ngjashëm me OnePlus 6T, Huawei Mate 20 Pro dhe Oppo R17 Pro.

Samsung Galaxy A10 gjithashtu do të vijë me procesorin Snapdragon 845 të Qualcomm, njoftoi GSMArena.

Do të jetë hera e parë që Samsung do të përdorë procesorin 845 të Qualcomm në serinë Galaxy A.

Gjithashtu Qualcomm ka nisur tashmë procesorin Snapdragon 855, i cili do të fuqizojë të Samsung Galaxy A10, Galaxy S10 dhe telefon të palosshëm.

Të tre telefonat pritet të lansohen në Kongresin Mobil Botëror (MWC) 2019 në Barcelonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat