Google pritet të lansojë Pixel 3 Lite në pranverën e ardhshme

Mobile

Google pritet të lansojë Pixel 3 Lite në pranverën e ardhshme

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:13
Pixel 3 Lite

‘Lite’ versionet e Pixel 3 dhe Pixel 3 XL të Google kanë qenë të përfolur për disa kohë, prej lansimit të modeleve standarde. Pajisjet janë zvogëluar, me brendësi më pak të fuqishme, ashtu siç mund të pritet prej modeleve të lira.
Sipas një raporti nga Android Police sot, është vendosur që telefonat të lansohen këtë pranverë.

Pajisjet kanë për qëllim audiencën me buxhet më të vogël, të ngjashme me pajisjet Nexus nga vitet e mëparshme.

Nexus e fundit që u lansuan ishin 5X dhe 6P, dhe e para kushtonte vetëm 379 dollarë. Pajisjet e ardhshme të Google u cilësuan si Pixel, duke filluar nga 649 dollarë, në mënyrë që niveli i ultë i çmimit të pajisjeve të palës së parë të zhdukej.

Pixel 3 Lite pritet të përdorë një procesor Snapdragon 670, duke sjellë një ekran me madhësi prej 5.56 inç dhe rezolucione 2.220×1.080. Do të përfshijë 4GB RAM, 32GB hapësirë pa zgjerim, një bateri 2,915mAh, një kamerë 12MP të pasme dhe një kamerë 8MP përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat