6 arsye pse ju duhet të blini iPhone 8 dhe t’i thuani ”jo” iPhone XS

Mobile

6 arsye pse ju duhet të blini iPhone 8 dhe t’i thuani ”jo” iPhone XS

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 16:33
iPhone

TechSot.Al sjell për ju gjashtë arsye pse ja vlen të blini një iPhone 8, i cili doli në treg vitin e kaluar, se sa një iPhone XS.

iPhone 8 kushton mbi 400 dollarë më pak se iPhone XS. iPhone 8 kushton rreth 600$ (në tregjet amerikane) për verzionin 64 GB, dhe 749$ për verzionin 256 GB. Ndërsa iPhone XS fillon nga 999$ dhe vazhdon deri në 1.349$

iPhone 8 është më i lehtë dhe më i hollë se iPhone XS.

iPhone 8 është rezistent ndaj ujit, dhe ka karikimin wireless, sikurse dhe iPhone XS.

iPhone 8 ka butonin kryesor Home Button që simbolizon iPhonat, që do të thotë se ky smartfon ka skanerin e gishtit, me të cilin mund të hapni telefonin tuaj.

iPhone 8 ka një kamer të avancuar që është pothuajse aq e mirë sa ajo e iPhone XS.

iPhone 8 do të ketë iOS 12, sistemin e ri operativ të Apple, që do vijë dhe me iPhone XS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat