Shfaqet fotoja e parë reale e Galaxy S10

Mobile

Shfaqet fotoja e parë reale e Galaxy S10

Më: 4 janar 2019 Në ora: 15:22
Galaxy S10

Imazhet e rrjedhura të mbrojtësve të ekranit dhe mbështjellësve për Samsung Galaxy S10 kanë qenë shumë. Gjithashtu janë parë disa dizajne mjaft bindëse, por kjo është hera e parë që ne marrim atë që besohet të jetë imazhi i parë i vërtetë i pajisjeve të reja të Samsung.

Evan Blass ka postuar një imazh në Twitter që është menduar të jetë Samsung Galaxy S10.

Ky është versioni i rregullt dhe lehtë mund të shohim ekranin Infinity-O me një vrimë për kamerën frontale.

Image

Ne gjithashtu mund të shohim se kornizat në këtë pajisje do të jenë shumë të holla. Tani, ne gjithashtu mund të hamendësojmë se vetëm versioni Plus do të ketë kamera të dyfishtë selfie.

Lajmëtari i famshëm ka thënë gjithashtu se ky telefon do të jetë në gjendje të ngarkojë pajisje të tjera përmes ngarkimit pa tel, diçka që kemi parë tashmë në Huawei Mate 20 Pro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat