LG lanson telefonin mesatar, LG Q9, këtë javë

Mobile

LG lanson telefonin mesatar, LG Q9, këtë javë

Më: 7 janar 2019 Në ora: 13:56
LG Q9

LG Electronics të dielën konfirmoi lansimin e telefonit të tyre Q9 në Korenë e Jugut, më vonë gjatë kësaj jave. Telefoni mesatar është duke shfaqur elementët kryesorë që gjenden në modelet kryesore të LG-së, si një kamerë me intelegjencën artificiale AI dhe sistemin e pagesave mobile LG Pay.

LG Q9 vjen me kamerën kryesore me 16 megapikselë dhe një kamerë 8 megapikselëshe.

Kapaciteti i baterisë është 3.000 mAh. Pajisja ka një ekran QHD me 6,1 inç dhe ka një raport 19,5:9.

LG tha se Hi-Fi Quad DAC i telefonave zvogëlon shtrembërimin e zërit në 0,0002% për të ofruar të njëjtën tingull të një cilësie të lartë si pajisjet audio premium. LG thotë se Q9 jep bas dy herë më të fuqishëm se telefonat ekzistues.

Telefoni i zgjuar ka fituar edhe certifikimin “MIL-STD 810G” duke plotësuar kërkesat e sigurisë të miratuara nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Është gjithashtu i papërshkueshëm nga uji dhe pluhuri.

Me një trashësi prej vetëm 7.9mm, Q9 është telefoni më i hollë në serinë Q të LG. Ana e pasme e pajisjes është e mbuluar nga xhami i shkrirë që reziston ndaj shenjave të gishtave dhe njollave.

Pajisja do të godasë dyqanet në Korenë e Jugut të premten me çmim prej $ 444. Ende nuk dihet kur do të dalë në tregun ndërkombtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat