Treshja Galaxy S10 vjen me RAM të teknologjisë së fundit - Bota Sot
Treshja Galaxy S10 vjen me RAM të teknologjisë së fundit

Mobile

Treshja Galaxy S10 vjen me RAM të teknologjisë së fundit

Më: 12 janar 2019 Në ora: 21:19
Galaxy S10

Gjatë verës së vitit të kaluar, gjiganti i teknologjisë Samsung zbuloi RAM memoriet LPDDR5, të parët në botë, për gjeneratën e ardhshme të smartfonëve dhe tani është zbuluar se treshja Galaxy S10 me shumë gjasë do të vijnë me RAM të kësaj teknologjie të fundit.

Sipas një postimi në Twitter, smartfonët e rinj Galaxy S10 që do të lansohen muajin e ardhshëm do të pajisen me RAM memoriet LPDDR5. Besohet se ato do të jenë së paku 30 për qind më efikase sesa LPDDR4X dhe deri në 1.5 herë më të shpejtë në transferimin e të dhënave, shkruan gsmarena.

Gjithashtu, Samsungu beson se RAM-ët e teknologjisë së fundit do të ofrojnë mbështetje për aplikacionet me AI dhe smartfonët 5G, që nënkupton se vetëm seria Galaxy S10 me 5G do të mund t’i përdorin RAM memoriet e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...