Nokia 9 PureView me pesë kamera pritet të lansohet këtë muaj

Mobile

Nokia 9 PureView me pesë kamera pritet të lansohet këtë muaj

Më: 12 janar 2019 Në ora: 23:06
Nokia 9 PureView

Së fundmi është raportuar shumë për Nokian e re të HMD Globalit, i cili pritet të vijë me pesë kamera.

Tani, sipas një raporti të ri thuhet se Nokia i ardhshëm do të lansohet më vonë këtë muaj në Dubai. Kjo informatë thuhet se është zbuluar nga burimet e brendshme të kompanisë HMD Global, shkruan neowin. Nokia 9 PureView, po ashtu, thuhet se do të lansohet muajin tjetër edhe në Indi së bashku me disa pajisjet tjera të brendit Nokia.

Sa i përket çmimit, Nokia 9 PureView thuhet se do të kushtojë rreth 850 dollarë, çmim i përafërt me modelin për Evropë – Nokia 8 Sirocco i cili kushtonte rreth 860 dollarë ndërsa më vonë në Amazon ai shitej me çmim më të ulët prej 528 dollarë.

Kujtojmë se Nokia 9 PureView pritet të vijë me procesor Snapdragon 845, 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, lentet e pesë kamerave në pjesën e pasme me optikën ZEISS, ekranin 5.99-inç HDR10 me rezolucion prej 2K, skanerin për gishta nën-ekran, sistemin operativ Android Pie nën programin Android One, si dhe baterinë do të mundë ta mbush me Wireless.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat