Credit Suisse parashikon rënie me 19% të prodhimit të smartfonëve gjatë 2019

Mobile

Credit Suisse parashikon rënie me 19% të prodhimit të smartfonëve gjatë 2019

Më: 15 janar 2019 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Sipas Business Insider, një analist i Credit Suisse tha se prodhimi i smartfonëve do të arrijë nivelin më të ulët që prej 2013-ës.

Pak javë më parë Apple tha se gjatë tre mujorit të fundit të 2018-ës të ardhurat do të bien në mënyra dramatike dhe Credit Suisse beson se ky trend nuk është ekskluzivitet vetëm i Apple.

Banka parashikon rënie me 19% të prodhimit të smartfonëve gjatë tre mujorit të parë të 2019-ës.

Krahasuar me një vit më parë ka rënie të dukshme nga 334 milion njësi në 289 milion.

Sipas Business Insider, një analist i Credit Suisse tha se prodhimi i smartfonëve do të arrijë nivelin më të ulët që prej 2013-ës.

Kina ka qenë burimi kryesor i problemeve të Apple. Ekosistemi i kompanisë në Kinën e dominuar nga WeChat është shumë më pak i rëndësishëm.

Vetë Apple ka vendosur të rrisë besimin tek shërbimet dhe CEO Tim Cook ka thënë se më shumë shërbime po vinë në 2019-ën.

Rritja e kostove të smartfonëve premium si dhe rritja e cilësisë së tyre ka bërë që shumica e konsumatorëve të mbajnë telefonët për një kohë më të gjatë.

Për tre muajt e fundit të 2018-ës Credit Suisse ka parashikuar rënie me 3% në 357 milion njësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat