Apple pritet të zëvendësojë kabllot e mbushësve, për t’i standardizuar me portat USB-C

Mobile

Apple pritet të zëvendësojë kabllot e mbushësve, për t’i standardizuar me portat USB-C

Më: 16 janar 2019 Në ora: 00:56
Foto ilustrim

Të gjitha kabllot që mbushin pajisjet e Apple, pritet që së shpejti të zëvendësohen, duke i nxjerrë nga përdorimi aksesorët aktual që shërbejnë për këtë funksion.

Zyrtarët e gjigantit teknologjik, janë duke diskutuar për të ndërmarrë këtë hap, duke filluar me ndryshimin në portat USB-C për iPhone.

Deri më tani, Apple i ka krijuar këto porta për iPad Pro. Nëse realizohet ky projekt, atëherë do të standardizohen të gjitha kabllot dhe të bëhen të njëjta, duke i nxjerrë prej funksioni aksesorët e tanishëm.

Porta USB-C që pritet ta shfrytëzojnë të gjitha pajisjet Apple

Me këtë veprim, të njëjta kabllo do të shfrytëzohen si për prodhimet e Apple, ashtu edhe për Android. USB-C është kabllo që po përdoret së fundmi në shumë llaptopë dhe telefona android si Samsung Galaxy S9, Google Pixel 2 dhe OnePlus 6.

Është iPad Pro që e ka portën USB-C dhe bateria rezervë Lightning shfrytëzon po këtë port të lansuar më 2014.

Ndryshimi fundit që ka bërë Apple sa i përket kabllove mbushëse, ishte në vitin 2012 kur largoi origjinalin 30-pin, me një mbushës të lehtë që u shfrytëzua së pari në iPhone 4.

Përdoruesit e pajisjeve moderne teknologjike, e kanë pritur mirë këtë lajm, pasi më nuk iu duhet më shumë se një mbushës që të mbushin bateritë e pajisjeve të ndryshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat