LG do të lansojë një telefon me një ekran dytësor, që mund të shtohet ose hiqet

Mobile

LG do të lansojë një telefon me një ekran dytësor, që mund të shtohet ose hiqet

Më: 17 janar 2019 Në ora: 15:10
LG

LG është duke u bashkuar me trendin e telefonave të palosshëm por kompania i qaset konceptit në një mënyrë të re.

Sipas një raporti nga CNET, LG do të lansojë një teleofn që do t’i lejojë përdoruesit të bashkëngjisin një ekran të dytë, potencialisht duke dyfishuar madhësinë e përgjithshme të ekranit.

Detajet janë të paqarta, por duket se lidhja me ekranin e dytë mund të jetë një metodë.

Është e mundshme që telefoni – së bashku me pajisje të tjera – të lansohet në konferencën MWC, që fillon më 25 shkurt në Barcelonë. Koncepti i një ekrani të dytë nuk është tërësisht i ri; Alcatel ka bërë diçka të ngjashme në vitin 2014, por ideja nuk u bë e famshme.

Kjo mund të jetë një strategji inteligjente për LG, departamenti i telefonave të të cilëve nuk ka frikë të eksperimentojë, megjithëse ndonjëherë me rezultate katastrofike.

Telefonat e palosshëm janë një trend që vjen në vitin 2019, por është ende herët për ta dhe koncepti është tërësisht i paprovuar në botën reale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat