Motorola rikthen telefonin e palosshëm, Rizr do të arrijë brenda javësh

Mobile

Motorola rikthen telefonin e palosshëm, Rizr do të arrijë brenda javësh

Më: 17 janar 2019 Në ora: 21:11
Edicioni tretë i modelit Rizr

Pas shumë spekulimeve, më në fund është konfirmuara se do të kthehet Motorola Rizr, telefoni i palosshëm më i shitur ndonjëherë.

Megjithëse qëndroi në varrin digjital prej vitit 2008, Motorola që është në pronësi të kompanisë Lenovo, do ta rikthejë telefonin e palosshëm, në version modern që ka çmim prej 1,500 dollarëve.

Lenovo është duke punuar me Verizon, në përpunimin e telefonit që arrinë brenda javësh. Fillimisht, pritet të lansohet në fillim të shkurtit në Shtete e Bashkuara.

Image

Divizioni si telefonave të zgjuar në Motorola Mobility, kishte aplikuar gjatë vitit të kaluar për patentën e ekranit të palosshëm, që ka një mekanizëm që e ndanë në mes.

Wall Street Journal raporton vetëm për konfirmimin e arritjes së këtij modeli, për të cilin nuk dihen detaje konkrete siç është formati apo sitemi operativ që do të përdorë.

E tëra që dihet, është se do të kushtojë 1,500 dollarë, dyfish më shumë se Rizr që kur u lansua kishte çmim prej 600 dollarëve.

Vetëm 200 mijë njësi do të lansohen në fillim, dke lënë të kuptohet se lansimi nisë me një edicion të limituar. Telefoni është duke u testuar, andaj data e përafërt kur pritet të lansohet edhe mund të ndryshojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat