Samsung përdor #10yearschallenge për të reklamuar telefonin e tyre të palosshëm - Bota Sot
Samsung përdor #10yearschallenge për të reklamuar telefonin e tyre të palosshëm

Mobile

Samsung përdor #10yearschallenge për të reklamuar telefonin e tyre të palosshëm

Më: 19 janar 2019 Në ora: 15:29

Nëse jeni përdorues i rregullt i mediave sociale, ndoshta keni hasur në miq dhe familjar duke postuar një pamje të vetes prej dhjetë vjetësh më parë dhe një fotografi të tyre në 2019. ’10 Year Challenge’ është përhapur si zjarr në Facebook, Twitter dhe Instagram, dhe dega e Samsung në Holandë ka shfrytëzuar shansin e këtij trendi për të reklamuar telefonin e palosshëm të kompanisë.

Është rastësi e pastër që linja kryesore e Galaxy S ka hyrë në vitin e saj të dhjetë, kur trendi #10YearChallenge është përhapur, por Samsung janë shumë më të interesuar në telefonin e palosshëm, për të cilin kompania shpreson ta ndihmojë të rrisë biznesin e tyre të telefonave.

Samsung zgjodhi që të mbajë pajisjen aktuale një sekret, duke na ofruar vetëm një paraqitje të shkurtër të ekranit të palosshëm në nëntor të vitit të kaluar, megjithëse më në fund mund të shohim produktin e plotë në lansimin e Galaxy S10 më 20 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...