Lansohet smartfoni që mund t’i bëjë konkurrencë edhe iPhone XS

Mobile

Lansohet smartfoni që mund t’i bëjë konkurrencë edhe iPhone XS

Më: 21 janar 2019 Në ora: 06:50
Versioni duket i ngjashëm me Pixel 3

Motori i kërkimeve “Google” ka lansuar modelin Google Pixel 3, kësaj here në versionin “lite”.

Telefoni me sa duket do të kodifikohet me nofkën “Sargo”. Ky smartfon posedon një procesor Snapdragon 670 dhe kapacitet 4 GB RAM memorie.

Versioni duket i ngjashëm me Pixel 3, me korniza më të mëdha në pjesën e sipërme dhe të poshtme të ekranit.

Ekrani thuhet të jetë LCD prej 5.56 inç, ndërsa bateria thuhet se ka kapacitetin e 2,2915 mAh.

Aparati fotografik është i ngjashëm me versionet e tjera të Pixel, që përmban një sensor me 12 megapikselë, përformancë po cilësohet si konkurrencë edhe ndaj kamerës së iPhone XS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat