Galaxy S10 me 5G është parë online, në një zhvillim të softuerit për pajisjen

Mobile

Galaxy S10 me 5G është parë online, në një zhvillim të softuerit për pajisjen

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:22
Samsung Galaxy S10

Samsung Galaxy S10 do të vijë me 5G dhe kompania aktualisht është duke punuar në përsosjen e softuerit për të tani. Samsung ka thënë se fillimisht do të nisë modelet e saj Galaxy S10, në ngjarjen zyrtare të 20 shkurtit, vetëm për t’u pasuar nga një variant 5G më vonë në mars. Tani ky model, i quajtur Galaxy S10 X, është shfaqur në një përditësim të ri.

Sipas Sam Mobile, numri i modelit për këtë S10 me 5G ishte parë në një zhvillim të softuerit. Numri, thotë SM, është G977NKSU0ASA6, që është e lidhur me Korenë e Jugut. Modelet 5G të SHBA dhe Evropës nuk u përmendën.

Specifika të tjera në Samsung Galaxy S10 X me 5G përfshijnë një ekran Super-AMOLED me 6.7 inç, një bateri të madhe prej 5000 mAh dhe katër kamera të pasme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat