Ja sa do të kushtojë modeli më i shtrenjtë i Galaxy S10

Mobile

Ja sa do të kushtojë modeli më i shtrenjtë i Galaxy S10

Më: 22 janar 2019 Në ora: 09:22
Galaxy S10

TuttoAndroid raporton se ka marrë detaje të opsioneve të memories dhe kostos së Galaxy S10.

Flagshipët e rinj të Samsung raportohet se do të kenë 6 dhe 8GB RAM. Ndërsa modeli më i shtrenjtë Galaxy S10 Plus apo X mund të ketë deri në 12GB RAM.

Ky i fundit gjithashtu pritet të ketë 1TB memorie.

Mëposhtë gjeni modelet sipas çmimeve dhe RAM/Memorie:

S10 Lite 6/128GB – 779 euro

S10 6/128GB – 929 euro

S10 8/512GB – 1179 euro

S10 Plus 6/128 – 1049 euro

S10 Plus 8/512GB – 1299 euro

S10 Plus 12/1TB – 1599 euro

Siç mund ta shikoni nga lista e çmimeve, asnjë model nuk do të jetë i lirë ku modeli bazë fillon nga 779 euro.

Tre modelet pritet të debutojnë më 20 Shkurt ka konfirmuar Samsung.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat