Me çfarë rreziku përballen fëmijët që qëndrojnë më shumë se 4 orë para smartfonëve - Bota Sot
Me çfarë rreziku përballen fëmijët që qëndrojnë më shumë se 4 orë para smartfonëve

Mobile

Me çfarë rreziku përballen fëmijët që qëndrojnë më shumë se 4 orë para smartfonëve

Më: 23 janar 2019 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Fëmijët që kalojnë më shumë se katër orë duke luajtur me smartfonë, tabletë ose video lojëra janë më në rrezik të humbin gjumë.

Një studim zbuloi se të rinjtë nën moshën dhjetë vjeçe që kalojnë më shumë se katër orë në ‘pajisje elektronike portative’ brenda një dite, janë dy herë më shumë të rrezikuar që të kenë probleme me gjumin, transmeton lajmi.net.

Pajisjet portative mendohet të jenë më të dëmshme sesa shikimi i televizorit, për shkak të përdorimit të këtyre të parave nga fëmijët në dhomat e errëta, pa prezencë drite përreth.

Hulumtimi u krye nga Universiteti shtetëror i San Diegos, i udhëhequr nga Dr. Jean Twenge, nga Departamenti i Psikologjisë.

Për shkak të pajisjeve elektronike që ndikojnë në gjumë, Akademia Amerikane e Pediatrisë, Shoqata Kanadeze e Pediatrisë dhe Departamenti Australian i Shëndetësisë këshillojnë fëmijët të qëndrojnë jo më shumë se dy orë përpara ekranit.

Studiuesit besojnë se studimet e ardhshme duhet të hetojnë kohën e saktë që duhet kaluar në këto pajisje teknologjike, me qëllim që të mos ndikojnë ato në gjumin e fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...