Tre mitet që dëgjojmë shpesh për baterinë e celularit

Mobile

Tre mitet që dëgjojmë shpesh për baterinë e celularit

Më: 29 janar 2019 Në ora: 19:25
Ilustrim

Kohëzgjatja e baterisë në telefonat e mençur është një çështje që i prek të gjithë. Sa herë që kompanitë e smartphone nxjerrin në shitje modelet e tyre më të fundit, pretendojnë se kohëzgjatja e baterisë është më e mirë se e modelit të parë.

Ka patur edhe plot raste kur bateritë e celularëve kanë shpërthyer. Samsung është prekur nga kjo. Në disa raste edhe iPhone. Pavarësisht se sa e madhe apo e fuqishme është bateria e smartphone-it apo tabletit tuaj, ka disa mite që qarkullojnë vazhdimisht. Le të veçojmë 3 prej tyre.

1- Ta lini telefonin në karikim gjatë natës e dëmton baterinë

Shumë persona thonë që lënia gjatë gjithë natës në karikim dëmton baterinë e telefonit pasi mbingarkohet. Kjo nuk është e vërtetë. Bateritë e smartphone, të përbëra nga litiumi, janë të programuara për t’u çaktivizuar kur ngarkesa arrin vlerën 100%.

2- Harxhojeni tërësisht baterinë përpara se ta karikoni sërish

Një tjetër mit që nuk është aspak i vërtetë. Nuk ka asnjë problem nëse ju e karikoni disa herë gjatë ditës telefonin tuaj. Nuk është aspak e nevojshme që të shkarkohet tërësisht dhe më pas ta vendosni në karikim për të bërë ciklin. Kjo metodë mund të jetë e vlefshme herën e parë kur telefoni sapo është futur në funksionim, por më pas jo. Ekspertë e teknologjisë thonë se përqindja optimale apo “e mesmja e artë” e baterisë së smartphone është të qëndrojë mes 40% dhe 80%. Megjithatë, ata sugjerojnë gjithashtu që një herë në çdo 3 muaj bateria e telefonit të shkarkohet plotësisht në 0% dhe më pas të vendoset në karikim për të ndihmuar në kalibrimin e saj.

3- Nxehtësia nuk ndikon në baterinë e telefonit

Në fakt, nxëhtësia e baterisë së telefonit është më shumë problem se sa ta mbingarkosh me karikim. Nëse e lini telefonin pranë një vendi të nxehtë apo pranë dritares ku bien rrezet e diellit, atëherë kjo e dëmton baterinë. Temperatura optimale e telefonave të mençur është nga 0-30 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat