Dy modele të avancuara Nokia 5.1 Plus arrijnë më 7 shkurt

Mobile

Dy modele të avancuara Nokia 5.1 Plus arrijnë më 7 shkurt

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 18:33
Nokia 5.1 Plus

Fillimisht lansuar në Kinë në korrik, Nokia X5 u lëshua më vonë në botë si Nokia 5.1 Plus.

Kompania finlandeze HMD Global, e cila është prapa telefonit Nokia, ka njoftuar së shpejti dy variante të reja Nokia 5.1 Plus që do të vijnë në treg.

Modelet e reja të Nokia 5.1 Plus vijnë me më shumë memorie se telefoni origjinal, i cili ka 3GB RAM dhe 32GB hapësirë për ruajtje. Duke filluar nga 7 shkurti, modelet më të avancuara Nokia 5.1 Plus do të jenë në dispozicion online, ndërsa në shitore duke filluar nga data 12 shkurt.

Modelet më të lira do të kenë 4GB RAM dhe 64GB hapësirë ruajtëse, dhe do të kushtojnë rreth 200 dollarë, ndërsa modeli më i shtrenjtë do të ketë 6GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme dhe do të kushtojë rreth 230 dollarë.

Pritet që ky çmim në Evropë të jetë pak më i lartë. Përveç memories dhe hapësirës së ruajtjes, nuk ka ndryshime të tjera kur bëhet fjalë për specifikimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat