Detajet e kamerës së Galaxy S10 vijnë në raportin e ri - Bota Sot
Detajet e kamerës së Galaxy S10 vijnë në raportin e ri

Mobile

Detajet e kamerës së Galaxy S10 vijnë në raportin e ri

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 12:29
Ilustrim

Raporti i fundit sjell disa informacione rreth kamerës së përparme të serisë Galaxy S10. Kjo do të jetë linja e parë e Samsung me një ekran Infinity-O.

Infinity-O i ka mundësuar Samsung të shtrijë ekranin edhe më tej pa pasur nevojë të shtojë një kornizë. Thjeshtë, e vendos kamerën e përparme në një prerje në zonën e ekranit.

Raporti pohon se kamera e përparme në të tre modelet e Galaxy S10 ka një sensor 10 megapiksel me stabilizim optik të imazhit, autofokus dhe aftësinë për të kapur video 4K.

Nëse kjo është e saktë, do të bëjë që Galaxy S10 të jetë telefoni i zgjedhur për krijuesit e videove. Imazhet e rrjedhura kanë treguar se Galaxy S10 + do të ketë një kamerë të dyfishtë përpara.

Thuhet poashtu se kamera e dytë e përparme në këtë pajisje është në të vërtetë për ndjeshmërinë e thellësisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...