Motorola prezanton serinë e re Moto G7

Mobile

Motorola prezanton serinë e re Moto G7

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 17:48
Moto G7

Për ata që duan me të vërtetë një telefon buxhetor por që të kryen punë, Motorola prezantoi ditën e sotme serinë e re Moto G7.

Debutimi i kësaj linje vjen pak javë përpara se të fillojë Kongresit Botëror për Celularë (MWC 2019). Moto G7 është një seri buxhetore (e përballueshme) ndërsa MWC fokusohet kryesisht tek telefonat e avancuar.

Seria e re fillon nga 199 dollarë për modelet bazë. Vjen në katër versione: G7, G7 Play, G7 Power dhe G7 Plus.

Modeli Plus sjell disa efekte kamere të marra nga Moto Z. Telefoni do të dalë në shitje sot në Brazil dhe Meksikë dhe së shpejti në Evropë, Australi dhe Amerikën Latine.

Moto G7 Plus, po ashtu, vjen me kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 megapiksel e cila ka stabilizim optik. G7 Plus, po ashtu, vjen me ekran 6.2-inç, 12 megapikselë kamerë të përparmë dhe me bateri prej 3.000 mAh.

Në zemër të tij fshihet një procesor Snapdragon 632 dhe kushton 299 dollarë.

G7 Power ka të njëjtat specifika sikur G7 Plus por jo kamerë të dyfishtë dhe kushton 249 dollarë.

G7 Play është më i liri prej 199 dollarësh dhe ka ekran 5.7-inç dhe kamerë kryesore prej 13 megapikselë. Motorola është brendi i cili prodhon telefona për ata që thonë për telefonat e avancuar: “Ç’më duhet i gjithë ky telefon?”.

Prandaj nëse nuk dëshironi të shpenzoni 1.000 dollarë për një telefon do të dini ku të drejtoheni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat