Performancat e “tmerrshme” të kamerës ‘selfie’ të Galaxy S10, i bën konkurrencë edhe iPhone XS - Bota Sot
Performancat e “tmerrshme” të kamerës ‘selfie’ të Galaxy S10, i bën konkurrencë edhe iPhone XS

Mobile

Performancat e “tmerrshme” të kamerës ‘selfie’ të Galaxy S10, i bën konkurrencë edhe iPhone XS

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Telefoni i mençur i kompanisë gjigante Samsung është vetëm disa ditë larg lansimit, ndërkaq burime të reja kanë bërë të ditur se do të jetë i pajisur me një super 'selfie' kamera.

Kamera e përparme e Samsung Galaxy S10 do të posedojë me një senzor 10 megapiksel për të konkurruar me rivalin iPhone XS të Apple.

Burime të brendshme të kompanisë i thanë GSMArena se të tri pajisjet do të posedojnë kamera që do mbështesin ngjyra 10-bit. Kjo nënkupton se pajisjet do jenë në gjendje të kapin 1 miliardë ngjyra.

Gjithashtu, është bërë e ditur se ‘selfie’ kamera do të posedojë 10 megapiksel.

Në anën tjetër, iPhone XS, me gjasë rivali më i afërt i S10, posedon kamerë me kapacitet prej 7 megapiksel, e cila gjithashtu përmban mundësi OIS dhe 4K video incizimi.

Samsung pritet të lansojë të tre variantet e S10 më 20 shkurt në një event në San Francisko.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...