Si do të duket Samsung Galaxy S10 - Bota Sot
Si do të duket Samsung Galaxy S10

Mobile

Si do të duket Samsung Galaxy S10

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 16:46
Foto ilustruese

Një video e lansuar është bërë virale në internet, e cila tregon një version të Samsung Galaxy S10, më pak se një javë përpara lansimit zyrtar.

Videoja prej 30 sekondash zbulon tiparet kryesore të smartfonit, si skanuesi në ekran i gjurmëve të gishtave dhe kamera me lente të dyfishta.

Burime të mëparshme sugjerojnë se Samsung do të përfshijë kamerën inovative ‘selfie’ në Samsung Galaxy S10 Plus – një nga tre versionet e Galaxy S10 që gjigandi i teknologjisë së Koresë së Jugut po planifikon të lansojë javën e ardhshme.

Dy pajisjet e tjera janë standarde, të dy prej të cilave pritet të posedojnë një lente të vetme në pjesën e përparme të telefonit.

Edicioni i dhjetë i përvjetorit të serisë S të smartfonëve Galaxy të Samsung është zbuluar gjithashtu se do të përfshijë një dizajn që akomodon teknologjinë e përparme duke maksimizuar madhësinë e ekranit.

Samsung do të plasojë pajisjet e reja Galaxy më 20 shkurt në eventin që do të mbahet në Los Anxhelos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...