Xiaomi Mi 9 do të quhet sipas filmit Alita: Battle Angel

Mobile

Xiaomi Mi 9 do të quhet sipas filmit Alita: Battle Angel

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 12:59
Xiaomi Mi 9

Pas informacioneve të mëhershme se do të ketë një version të telefonit Xiaomi Mi 9 me pamje transparente në anën e pasme, tani është shfaqur edhe teaser zyrtar i pajisjes.

Telefoni do të quhet Xiaomi Mi 9: Battle Angel, dhe përfaqëson bashkëpunimin midis producentit kinez dhe filmit Alita: Battle Angel.

Pajisja do të ketë çip Snapdragon 855 me një sistem kamerash me tre drejtime në anën e pasme dhe opsionet për mbushjen Qi Wireless. Ka mbishkrime në pajisje, të tilla si "MIUI" dhe "Super MI", duke treguar ndërfaqen e përdoruesit dhe teknologjinë e rritjes së CPU që duhet të lejojë performancën maksimale.

Ndonëse nuk ka informacion zyrtar rreth çmimit të këtij telefoni, pritet që Xiaomi Mi 9: Battle Angel të kushtojë rreth 785 euro. Telefoni do të dal në shitje në Kinë më 22 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat