Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy S10 - Bota Sot
Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy S10

Mobile

Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy S10

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 09:36
Ilustrim

Asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht por presim debutimin e një Galaxy S10 me ekran “hole-punch” dhe një Galaxy S10 Plus me tre kamera të pasme.

Gjithashtu në mesin e tyre do të vendoset edhe një model buxhetor, i destinuar për të qenë rival i iPhone XR ashtu siç janë kufjet Galaxy Buds për Apple AirPods.

Është folur për një variant 5G të Galaxy S10-ës gjithashtu edhe për telefonin me ekran që paloset nga Samsung.

Megjithatë më shumë rreth këtyre produkteve do të mësojnë nesër në 20:00 me orën tonë lokale.

Të gjitha ata që duan të qëndrojnë të informuar me detajet e fundit mund të ndiqni transmetimin live të prezantimit në këtë lidhje.

Aktiviteti do të mbahen në Auditorin Bill Graham në San Francisco.

Çfarë të presim?

Tre telefonë: Galaxy S10E, Galaxy S10 dhe Galaxy S10 Plus
Galaxy Buds
Telefon 5G
Telefon me ekran me palosje
Planet e ardhshme të Samsung

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...