OnePlus 7 nuk do të ketë opsion për mbushje pa tela

Mobile

OnePlus 7 nuk do të ketë opsion për mbushje pa tela

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:16
OnePlus 7

Telefoni i ardhshëm OnePlus nuk do të ketë një mundësi për mbushje pa tela, pasi kompania vendosi që çmimi i pajisjes të jetë i ulët.

Kryeshefi i kompanisë Pete Lau tha për CNET  se kjo nuk do të thotë se OnePlus kurrë nuk do të ofrojë mundësinë e mbushjes pa tela në pajisjet e ardhshme.

"Ngarkimi OnePlus është një nga më të mirat", tha Lau, duke iu referuar teknologjisë Warp Charge (formerly Dash Charge).

Sipas tij, mbushja me valë është shumë e ngadalshme në standardin e tanishëm në krahasim me ngarkuesin e rregullt që mbush telefonin për gjysmë ore.

I pyetur nëse standardi i ri Qualcomm Quick Wireless Charge do të implementohet në pajisjet OnePlus në të ardhmen, Pete Lau nuk dëshiroi të komentojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat