Honor Magic 2 3D arrin së shpejti

Mobile

Honor Magic 2 3D arrin së shpejti

Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:09
Honor Magic 2 3D

Honor Magic 2 3D do ta implementojë skanerin 3D të dritës strukturore në dizajnin tashmë të njohur të modelit origjinal Honor Magic 2, i cili tashmë i ka pasur dy depth sensorë në pjesën e përparme, përveç kamerës prej 16MP, përcjell GSMArena.

Skaneri i lartpërmendur 3D do të jetë në gjendje të punojë edhe në errësirë, me një përcjellje prej 10,000 pikësh. Siguria shtesë biometrike, të cilën do ta ofrojë sensori, do të përdoret për mbrojtjen e AliPay (platformë mobile për pagesë në sajtin e njohur Alibaba).

Honor Magic 2 3D do ta përdorë çipsetin Kirin 980, me shtimin e bazës së grafenit për ftohje, e cila do të ndihmojë në ruajtjen e performancave stabile gjatë një periudhe të gjatë. Telefoni do të jetë në dispozicion vetëm në variantet 8GB RAM/512GB dhe do të kushtojë rreth 760 euro.

Modeli 3D do ta ruajë dizajnin me slajder, si dhe baterinë prej 3500mAh nga modeli origjinal, me opsionin e mbushjes së shpejtë 40W. Përveç ndryshimeve me shtimin e sensorëve 3D, hapësirën më të madhe të ruajtjes dhe ftohjen grafike, telefoni do ta ruajë dizajnin origjinal në pjesën më të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat