Samsung Galaxy S10 në testin e qëndrueshmërisë - Bota Sot
Samsung Galaxy S10 në testin e qëndrueshmërisë

Mobile

Samsung Galaxy S10 në testin e qëndrueshmërisë

Më: 2 mars 2019 Në ora: 23:24

Nuk ka kaluar shumë kohë që nga lansimi, Samsung Galaxy S10 ka filluar të shfaqet në testet e qëndrueshmërisë në YouTube.

“JerryRigEverything” është njëri nga kanalet e para në YouTube i cili ka bërë këtë lloj të testit, në mënyrën e vet specifike.

Videoja zbulon disa detaje interesante. Për shembull, tani e dimë se si gjendet skaneri për gishta nën-ekran kur ekrani është i dëmtuar. Po ashtu, është interesante se vrimat e mbyllura, të cilat parandalojnë hyrjen e ujit në telefon, janë me ngjyrë vjollce.

Kur është fjala për skanerin ultra-sonik për gishta, pas testit të parë të gërvishtjeve punoi pa asnjë problem. Megjithatë, me gërvishtjet më të thella dhe me të çara në ekran, skaneri nuk funksionoi më. Në anën tjetër, testet e mëhershme kanë treguar se skaneri optik gjendet më mirë në situata të tilla.

Meqë ende jemi në fazën fillestare të teknologjisë së skanerëve për gishta nën-ekran, mbetet të shihet se cila teknologji do të mbizotërojë në fund – skanerët optik apo ulstra-sonik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...