Huawei P30 Pro do të mbështes ngarkimin prej 40W - Bota Sot
Huawei P30 Pro do të mbështes ngarkimin prej 40W

Mobile

Huawei P30 Pro do të mbështes ngarkimin prej 40W

Më: 4 mars 2019 Në ora: 10:07
Huawei P30 Pro

Ngarkimi i shpejtë është një veçori që ne po fillojmë të shohim në më shumë telefona këto ditë dhe lajmi i mirë është se duket sikur Huawei do të përfshijë veçorinë në telefonin e ardhshëm Huawei P30 Pro.

Në një raport nga MySmartPrice, agjencia çertifikuese e Kinës TENAA ka zbuluar disa nga specifikat e telefonit të ardhshëm, dhe ngarkimi i shpejtë është një prej tyre.

Sipas listimit, P30 Pro pritet të ketë ngarkim prej 40W, ndërsa P30 do të mbështesë ngarkimin e shpejtë me 22.5W, paksa më ngadalë por megjithatë mjaft i mirë. Vini re se ngarkimi i shpejtë 40W nuk është saktësisht i ri, pasi Mate 20 Pro nga 2018 u lansua me 40W.

Huawei P30 dhe P30 Pro pritet të lansohen zyrtarisht më 26 mars në ngjarjen e kompanisë që do të mbahet në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...