Samsung pritet të shes 40-45 milionë njësi Galaxy S10 - Bota Sot
Samsung pritet të shes 40-45 milionë njësi Galaxy S10

Mobile

Samsung pritet të shes 40-45 milionë njësi Galaxy S10

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:15
Galaxy S10

Sipas një raporti të së martës, regjistrimet për pajisjet Samsung Galaxy S10 në Korenë e Jugut kanë rënë, së bashku me shitjet e pajisjeve paraardhëse.

Ndërsa kjo nuk është një tregues i qartë i performancës së përgjithshme të shitjeve të telefonave gjatë gjithë ciklit të tyre të jetës, mund të jetë një rrëfyes se si do të zhvillohen shitjet.

Analistët si Ming-Chi Kuo marrin këto pritshmëri, dhe i peshojnë ato.

Sipas Kuo, Samsung do të shes nga 40 deri në 45 milionë pajisje Galaxy S10 këtë vit. Kuo ngriti vlerësimet e dërgesave me 30 për qind, në 40 deri në 45 milionë njësi, nga 30 në 35 milionë njësi, pasi kishte parë kërkesën fillestare për telefonat, që ishte më mirë se sa pritej më parë.

Nëse parashikimi rezulton të jetë i vërtetë, do të përfaqësonte një rritje prej 30 deri në 40 për qind në shitjet, krahasuar me Galaxy S9. Në të kundërt, vlerësohet se Apple ka dërguar 66 milionë iPhone në tremujorin e parë fiskal të 2019-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...