Para-porositë e Samsung kanë thyer rekordet, në SHBA dhe Britani

Mobile

Para-porositë e Samsung kanë thyer rekordet, në SHBA dhe Britani

Më: 9 mars 2019 Në ora: 14:58
Samsung Galaxy S10

Samsung Galaxy S10 po arrin shumë suksese në shitje dhe telefoni u lansua vetëm të premten. Pas lajmit të mëhershëm që Galaxy S10 theu rekordin e para-porosive të Samsung në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA po sheh gjithashtu para-porosi rekord të Galaxy S10 të Samsung.

Ende nuk janë njoftuar statistikat mbi të cilat ngjyrat ishin më të porositura, por në SHBA duket se klientëve i pëlqen më shumë Prism White.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ishte Prism Black. Me sa duket, modeli më i shtrenjtë, Galaxy S10 +, përbënte 57% të totalit të parapagimeve në SHBA, përqindja e njëjtë që u raportua edhe për Britaninë e Madhe.

Apple me siguri duhet të ndjejë presionin me këtë lajm, pasi Samsung po thyen rekordet e veta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat