Honor 10i vjen me kamera të përmirësuara

Mobile

Honor 10i vjen me kamera të përmirësuara

Më: 19 mars 2019 Në ora: 19:34
Honor 10i

Modeli Honor 10i ka dalë në treg pas informacioneve që rrodhën javën e kaluar. Edhe pse ka shumë gjëra të përbashkëta me Honor 10 Lite, nuk bëhet fjalë për një version të ri-brenduar të këtij telefoni.

Dallimi më i madh midis dy pajisjeve është kamera. Honor 10i ka një sensor shtesë në pjesën e prapme - një sistem me tre kamera, dhe gjithashtu ka një kamerë për selfi 32MP. Në pjesën e prapme janë edhe sensori 24MP f / 1.8, kamera e ultra e gjerë 8MP f/2.4 dhe sensori me thellësi 2MP.

Telefoni posedon procesorin Kirin 710, ngjashëm me modelin Honor 10 Lite, por kësaj radhe është i pajisur me 4GB RAM dhe 128GB hapësirë për ruajtje, një kombinim që Honor 10 Lite nuk e posedon.

Pjesa tjetër e karakteristikave janë identike për të dy modelet: ekran 6.21-inch 2340 x 1080p, bateri 3400mAh dhe sistem operativ Android 9 Pie.

Çmimi i telefonit Honor 10i nuk është bërë i ditur, por sugjerohet se do të kushtojë rreth 275 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat