Xiaomi patenton telefonin me dy kamera në pjesën e poshtme të ekranit

Mobile

Xiaomi patenton telefonin me dy kamera në pjesën e poshtme të ekranit

Më: 1 prill 2019 Në ora: 22:49
Xiaomi

Sipas LetsgoDigital, bëhet për një telefon që do të ketë prerje në pjesën e poshtme të ekranit, ku do të vendosen kamerat.

Skema gjithashtu zbulon dy kamera në anën e pasme dhe një kornizë pa skaje.

Dy variante të ndryshme të patentave janë të dukshme, ku përdoret një ekran si një drejtues, i ngjashëm me atë që ofrojnë Xiaomi Mi Mix ose Huawei P30 Pro.

Kompanitë zakonisht patentojnë lloje të ndryshme të dizajnëve të pazakontë për të siguruar që askush tjetër nuk do t’ua marrë më herët, kështu që nuk është e sigurt se këto zgjidhje do të zbatohen në pajisjet komerciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat