Nokia e re, me kamera 48 MP, fillimisht në tregun kinez - Bota Sot
Nokia e re, me kamera 48 MP, fillimisht në tregun kinez

Mobile

Nokia e re, me kamera 48 MP, fillimisht në tregun kinez

Më: 3 prill 2019 Në ora: 09:09
Nokia e re

Ashtu si Samsung, Huawei e Xiaomi, edhe Nokia po futet në treg me një celular të ri, të mbuluar plotësisht me ekran, dhe me kamera 48 megapiksel.

Nokia X71 u hodh në treg në Tajvan, fillimisht, dhe ka procesor Snapdragon 660, 6GB Ram, 120 GB memorie, dhe bateri 3500 mAh.

Kamera është me lente të certifikuar nga Zeiss, ndërsa ekrani LCD do të ketë përmasa 6.39 inç.

Kamera 48 MP nga Sony, që është bërë popullore këtë vit, duhet të jetë  edhe me çmim të lirë, pasi Xiaomi Redmi Note 7, po me këtë kamera 48 MP, u hodh në treg për më pak se 200 euro.

Ndërsa në perëndim, ky version do të futet me emrin “Nokia 8.1 Plus”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...