Google konfirmon ardhjen e linjës Pixel 4

Mobile

Google konfirmon ardhjen e linjës Pixel 4

Më: 3 prill 2019 Në ora: 20:09
Foto

Google ka konfirmuar se linja telefonike Pixel 4 e kësaj kompanie është në përgatitje, gjashtë muaj para lansimit të saj në treg.

Linja e re u zbulua në kuadër të projektit Android Open Source, ku një nga kodi specifikon Pixel 4 me emër disa herë, transmeton KosovaPress.

Komenti, i lënë nga një prej punonjësve të Google, sugjeron që kompania po diskuton tiparet e testimit mbi modelet Pixel 3 para se të kalojë në Pixel 4. Plani origjinal ishte të zbatonte gjithçka në Pixel 3 për të siguruar se çdo gjë funksionon pa problem, dhe të kalohet në Pixel 4.

Për fat të keq, përveç një konfirmimi të ekzistencës së pajisjes dhe emrit të saj më të mundshëm, asgjë nuk dihet rreth vetë telefonit.

Tradicionalisht, Google lanson telefonat e ri Pixel në tetor dhe nuk pritet që kjo të ndryshojë gjatë vitit 2019 me linjën Pixel 4.

Mbetet për t'u parë nëse Google do të shtojë më në fund një sistem me dy kamera në pjesën e pasme për herë të parë. Gjithashtu, priten procesori Qualcomm Snapdragon 855 dhe softueri i ri Android Q.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat